Liqeni i Ujmanit ndonëse mjaftë problematik për nga situatat e krijuara atje për vite të tëra, këtë verë u shndërrua në atraksion turistik për kosovarët.
Kësaj i kontribuoi sidomos fushata në rrjete sociale e deputetëve e aktivistëve të partisë në pushtet për vizita atje e që pavarësisht se kishte prezencë të Policisë, situata kulmoi me hedhje të granatave në afërsi të liqenit.
E që nga ajo periudhë, media ka marr vesh që tashmë për Ujmanin, veçanërisht për tashmë ish-villën e Milan Radojciq po kujdesen dhe po e ruajnë njësitet më elitare të Policisë së Kosovës – ajo intervenuese që është antiterroriste e operative, që vepron kundrejt masave.
Kjo nuk është mohuar nga Zyra për media e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform mandatit të saj ligjor e kushtetues, me njësitet e saja policore ofron siguri si dhe kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet nga Policia e Kosovës.
Njohësit e sigurisë vlerësojnë se proklamimi se Liqeni i Ujmanit është 100% i sigurt, ka qenë dhe është gabim.
“Tendenca për të krijuar një situatë që nuk i ngjason normalitetit është rreziku më potencial që mund t’i kanosen qytetarëve të cilët lëvizin për të bërë ekzebicione të caktuara të dëshirave të tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm sepse e dimë që ka akoma mbetje të strukturave kriminale,” deklaroi Drizan Shala, njohës i sigurisë.
Por, deputeti i shumicës në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje këtu nuk po sheh asgjë të jashtëzakonshme.
“Patrullimi i tyre është krejt normal se Ujmani është infrastrukturë kritike, është një asset mjaftë I cmueshem i Rep. të Kosovës dhe hynë në domenin e infrastukturës kritike prandaj siguria është mbi të gjitha dhe pjestarët e PK-së janë të thirrur që të kujdesën edhe për objektet por edhe për qytetarët që e frekuentojnë apo kalojnë andej,” tha Enver Dugolli nga Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje.
Njësia Speciale Intervenuese e njohur si FIT është njësi që ndërhynë në rastet me rrezikshmëri të lartë dhe ekstreme, kryesisht aksione anti-terroriste.
Në ndërkohë, Njësia Speciale Operative apo ROSU ndërhynë në raste të shpërndarjes së masave, protestave tensionuese e konfrontime me grupacione të rrezikshme.



Të tjera
FSK nis ligjërata vetëdijesuese për rrezikun nga mjetet piroteknike
Partitë që veprojnë kundër Kosovës të përjashtohen nga zgjedhjet
Sa orë gjumë duhet të bëjmë