Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është në formën jetësore veçmas para ndeshjes së madhe të kombëtares me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror.
Muriqi konsiderohet si tank i ekipit.
Mediumi i njohur spanjoll “Marca” me fjalë të mëdha për futbollistin dardan.
“Performanca e Vedat Muriqit te Mallorca gjatë këtij sezonit është mahnitëse dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta përshkruar.
Pirati hyn në 5 golashënuesit më të mirë në 5 ligat më të mira, konkretisht në vendin e 4-t, i barabartë me gola dhe asistime (18-1) me Igor Thiagon e Brentfordit, megjithëse braziliani ka luajtur 3 ndeshje të tjera. Emrat para Muriqit në renditjen kryesore janë si: Kane, Mbappe dhe Haaland.
Në nivel klubesh, Pirati është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit te Samuel Eto’o ssi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga.
Muriqi ka 52 gola krahasuar me 54 të kamerunasit, një rekord shumë afër për një lojtar që tashmë e ka tejkaluar rekordin e tij personal të golave në një sezon të vetëm. 27 golat me të cilët Dani Güiza fitoi Trofeun Pichichi për Mallorcan në sezonin 2007-2008 duken një kujtim i largët, por kur bëhet fjalë për Muriqin, asgjë nuk mund të përjashtohet.



Të tjera
Dënohet me një vjet bur*gim me kusht A.I që kër*cënoi gazetarët në Gjykatë
Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë para udhëtimit
Hata në NBA, basketbollisti shënon 83 pikë në një ndeshje