Thumbat mes dy reperëve të njohur shqiptarë, Mozzik dhe Noizy, nuk kanë të ndalur.
Pak ditë pasi Mozzik publikoi një fotografi me një orë luksoze në dorë, e cila u përfol gjerësisht në rrjete sociale për autenticitetin e saj, reagimi i Noizyt nuk vonoi.
Reperi nga Durrësi këtë herë publikoi në Instastory një imazh të një ore “Richard Mille”, markë që konsiderohet ndër më prestigjiozet dhe më të shtrenjtat në botë.
Foto: Mozzik/InstaStory
Postimi u pa gjerësisht si një përgjigje ndaj Mozzik, duke ironizuar polemikat se ora e këtij të fundit mund të mos ishte origjinale.
Ora e postuar prej tij kap vlerën mbi 380 mijë euro, sipas të dhënave të markës, gjë që shtoi më shumë reagime në rrjete sociale.
Përplasjet mes dy artistëve kanë qenë të shpeshta në të kaluarën, dhe ky episod i fundit vetëm sa ka shtuar zërat për rivalitetin e tyre të vazhdueshëm në skenën muzikore shqiptare.




Të tjera
Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës
Arr*estohen në flagrancë dy të dyshuar për f@jde, i kërkonin viktimës shtëpinë e lokalet në vlerë rreth 1 milion euro në emër të kamatave
Dënohet me një vjet bur*gim me kusht A.I që kër*cënoi gazetarët në Gjykatë