Federata e Xhudos ka njoftuar për fillimin e Kupës Evropiane për senior në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit gara do mbahet prej 20-21 shtator 2025, ku pritet pjesëmarrja e rreth 300 garuesve nga 30 shtete.
E bukura e kësaj është se për herë të parë kampionia olimpike Nora Gjakova do debutoj si trajnere në një garë ndërkombëtare.
Kosovën do ta përfaqësojnë: Dardan Cena (-73kg), Anes Veseli (-90kg), Shpati Zekaj (-100kg).
Dardan Cena garon nesër me 20 shtator, ndërsa Anes Veseli dhe Shpati Zekaj garojnë me 21 shtator.



Të tjera
Hudhër dhe limon për thonj të shëndetshëm
ShBA ka biseduar me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Gënjeu për faljen e Netanyahut