Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetët e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.
Ai kështu është shprehur në një postim në X ku ka njoftuar se të hënën ka takuar Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen
“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
5 ushqime që i keni larë gabim
Të përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke
Këshilli Organizativ për Epopenë mban takimin e parë, e bojkoton OVL UÇK-ja