Është liruar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Beqiri, i cili u arrestuar të hënën në mbrëmje nga Policia e Kosovës.
Beqiri në një postim në Facebook thotë se ishte arrestuar pasi nuk donte t’i paguante 20 euro për të parë ndeshjen në shesh.
“Rrnoftë hapësira publike. Poshtë Përparim Rampa! Sheshet duhet të jenë pa pagesë. Sheshet duhet të jenë për qytetarët.
Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtares, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam. Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht”, shkruan ai në një postim në orët e vona të së hënës.



Të tjera
Maska po ju acaron lëkurën, mbroni kështu fytyrën
Policia dhuron donacion për shoqatën Down Syndrome Kosova Kosova News Kosova
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese