Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se kjo parti nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konjufcës për president dhe asnjë kandidati tjetër partiak.
Para mediave, ai shtoi se PDK-ja nuk ka kandidat, pasi nuk i ka votat.
“Ne kemi vendosur, nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe asnjë kandidaturë tjetër partiake. Po përgatitet mos me u mbajtë seancat fare sa e kuptova unë. Është përmbysje e rendit kushtetues sepse sot Kuvendi është dashtë të mblidhet me zgjedh apo jo një president”.
“Nuk kemi kandidat sepse nuk i kemi votat”, shtoi Gruda, njofton Klankosova.tv.



Të tjera
Italia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Shtetet e Gjirit, thotë Meloni
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Sakrifica është akti më madhështor që formon fatin e një kombi