Nuk e votuan Rashiqin, gazetari ‘godet’ LDK-në: Sot mbron interesat e Listës Serbe, dje i shërbeu PDK-së!

Gazetari Jeton Sopa përmes një postimi në Facebook riktheu vëmendjen te zhvillimet politike që pasuan rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, duke vënë në pah rolin kontradiktor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në skenën politike të vendit.

Ai sjell në kujtesë mbështetjen e LDK-së për Qeverinë Hoti, e cila më vonë u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, si dhe përfshirjen e figurave të dënuara në procesin e votimit.

Sopa gjithashtu kritikon qëndrimin e fundit të LDK-së lidhur me votimin për kandidaturën e Nenad Rashiqit në Kuvend, duke e cilësuar si një veprim që shkon në kundërshtim me interesin kombëtar dhe në favor të partive që, sipas tij, mbështesin Listën Serbe.

Shkrimi i plotë

A ju kujtohet kur LDK-ja për interesat e PDK-së së Hashim Thaçit e pat rrëzuar qeverinë Kurti 1 edhe pse ishte vetë pjesë e saj. Madje marrëzia e saj shkoj deri aty sa që Hashimi ju shkonte natën deputetëve për t’iu siguruar vota qeverisë në ardhje të aMkademikëve të LDK-së n’krye me Avdullah Hotin.

Nejse menxi diqysh i sigurun 61 vota, biles përmes kontrollit qê kishin në organet e drejtësisë arriten që ta sillnin në kuvend edhe deputetin Etem Arifi i cili faktikisht ishte i dënuar me burg me vendim të formes së prerë nga Gjykata Supreme. Pasi e dha voten për Qeverinë Hoti deputeti në fjalë u paraqit vullnetarisht në polici për vuajtjen e dënimit.

Padyshim të gjitha këto pêrbenin shkelje flagrante të ligjeve të kuvendit dhe të kushtetutes për çka Gjykata Kushtetuese s’kishte nga t’ja mbante përveçse ta shpallte qeverinë Hoti si antikushtetuese ashtu edhe siç e shpalli. Sot deputetët e LDK-së duke u thirrë kinse në mbrojtje të kushtetutes nuk e votuan deputetin serb Nenad Rashiq rivalin politik të Simiqit i cili dyshohet se ka qenë edhe pjesmarrës në aksionin terrorist në Banjskë.

LDK pra bashk me partitë që kishin bashkëqeverisur dikur me Listen Serbe sot dolën në mbrojtje të interesave të Listes Serbe e cila kontrollohet direkt nga Vuçiqi, ata pra lanë anash interesin kombëtar interes i cili padyshim qëndron edhe mbi Kushtetuten e Kosovës.