Juristi Kadri Kryeziu thotë se debati mbi deklaratat e Albin Kurtit në SHBA nuk duhet reduktuar në “pro apo kundër Kurtit”.
Ai thekson se sfida reale është sovraniteti i cunguar nga strukturat paralele dhe ruajtja e miqësisë me SHBA-në, që nuk duhet përdorur si monedhë elektorale.
Postimi i plotë:
Problemi i vërtetë mbetet i njëjtë: sovraniteti i cunguar nga strukturat paralele, pritshmëritë e shtrembëruara në dialog dhe aleanca jonë historike me SHBA-në, e cila duhet ruajtur e kultivuar me kujdes. Nuk është fjala për një njeri, është fjala për republikën. Kritika duhet të shndërrohet në reflektim, dhe reflektimi në zgjidhje.
Po, Kurti ka përgjegjësi të komunikojë me kujdes me aleatin tonë më të madh, SHBA. Por edhe opozita ka përgjegjësi të mos e kthejë çdo fjali në armë elektorale. Miqësia me Amerikën nuk është monedhë për pazare të ditës — është themeli i sigurisë sonë.



Të tjera
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
Izraeli miraton vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor
Higjiena e tepërt e dëmshme për fëmijët