Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj është ballafaquar me avokatin Arianit Koci, në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
Qalaj, i cili ishte duke shkuar në seancën konstituive të Kuvendit u prit nga Koci, i cili është duke zhvilluar një aksion simbolik para hyrjes kryesore të legjislativit, duke tentuar të bllokojë hyrjen e Kuvendit, siç ka thënë ai, deri sa “të merren vesh deputetët” për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“S’besoj që mundesh me na mbyllë. Nuk është puna jote”, tha ai.
Mirëpo, avokati Koci tha se si qytetar është punë e tij të kërkojë përgjegjësi nga deputetët.
“Si qytetar bash puna jem është me lyp përgjegjësi”, tha ai, raporton kp.
Kocit, edhe zyrtarët policorë të Kuvendit po i kërkojnë të mos e mbyllin derën kryesore të Kuvendit.
Ai tha se nëse qëllimi i tij pamundësohet ai do të tentojë që në forma të tjera të vazhdojë këtë lloj proteste.
“Dje kur ishte në pyetje pushimi për Bajram u morën vesh menjëherë. Seanca e sotme u dasht me u mbajt nesër. Për krejt po merren vesh po për interesin e qytetarëve nuk po merren. Po dua simbolikisht me mbyllë me një fijongë të kuqe dhe me vazhdu më tutje. Pastaj me gjet format adekuate me vazhdu këtë lloj proteste. U shkatërru shteti, ekonomia dhe e kanë futur popullatën në depresion kolektiv”, theksoi ai.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë