Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli po përballeshin me shfarosje.
Para trupit gjykues dhe prokurorisë, ai tha se ka bërë atë që do ta bënte secili shqiptar.
“Nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Ishte vendim personal i imi dhe i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do ta bënte secili. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë”, tha ai.



Të tjera
Osmani me ftesë të Trumpit merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit të 1/16-tës në Champions League
Një lidhje e trazuar mund të dëmtojë shëndetin tuaj