Deputetja e Partisë së Boshnjakëve, Duda Balje ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim as në tentativën e 35-të për konstituim të Kuvendit.
“Pa u ulur në tavolinë edhe me bë ndonjë marrëveshje, unë nuk e shoh mundësi tjetër vërtetë, duhet këto inate me i kontrollua edhe duhet me jep një dashuri shumë më të madhe ndaj shtetit në këtë moment. Sot 35 herë sot nuk jam duke prit asgjë, deri sa të ulemi në një tavolinë, nuk e besoj se ka me ndodh diçka” , deklaroi ajo para gazetarëve.
E pyetur nëse pranon për tu takuar sërish për negociata të një marrëveshje politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ajo tha se nuk është në gjendje për të bërë një gjë të tillë.
“Unë mendoj dhe jam e sigurt, pa e bërë ndonjë marrëveshje me ndonjë nga partitë politike shqiptare ma e madhe, nuk mund të dalim nga kjo krizë. Tretmanin të cilin e kom pas në zgjedhje, për mu ka qenë shumë keq edhe nuk e besoj që ka qenë sinqertë edhe nuk e besoj që ka qenë ferë, edhe vërtetë dhe me të vërtetë ndoshta nuk jam në gjendje me bisedua” tha Duda Balje për Tëvë1./



Të tjera
Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë