Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme të shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani për më 28 dhjetor.
Sipas saj, qytetarët duhet ta votojnë LVV-në, që ajo të ketë pavarësinë që të qeverisë pa shantazhe nga subjektet tjera politike.
“Unë besoj që tashmë qytetarët e kanë parë që nga muaji prill deri dje, se sa është e rëndësishme që LVV të mos varet prej subjekteve tjera politike të cilat kanë kërkesa në mospërputhje me fuqinë politike. Kanë fuqi politike aq sa qytetarët iu kanë dhënë në zgjedhje, por kërkesat i kanë shumë të mëdha”, tha ajo në TV Dukagjini.
“Prandaj në mënyrë që LVV-ja të mos shantazhohet në të ardhmen nga asnjë subjekt politik, jo se ne duam të qeverisim vetëm, sepse e kemi dëshmuar edhe kemi qenë në koalicion më herët në koalicion me LDK-në edhe kemi pasur vullnet para seancës konstituive të 15 prillit që të takohemi me LDK për një koalicion të mundshëm”.
“Mendoj që është e rëndësishme që të mos varemi nga këto subjekte politike, të cilat vetëm për shkak të inateve që kanë me LVV-në dhe me Albin Kurtin e lanë edhe vendin pa buxhet, edhe e lanë vendin pa marrëveshje ndërkombëtare, i lanë punëtorët RTK-së pa paga. Vetëm për shkak të kapriçove të tyre politike. Ata nuk udhëhiqen nga parimet…”, ka thënë Haxhiu.



Të tjera
VV-ja synon fitore të madhe më 28 dhjetor “që të mos shantazhohet më” thotë Haxhiu
Tre zyrtarë të KQZ-së, të lën*duar në ak*sidentin në Gllarevë
Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit