Ministri në detyrë i Buqësisë dhe njëherit kandidati i koalicionit LVV-GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci foli në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, si kryeparlamentar.
Ai tha se nuk ka qenë bllof dhe u shpreh se e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve.
“Nuk ka qenë bllof Dimali, ka qenë një përpjekje, aty disktohet, hapet diskutimi me cilin mundemi me shku, mes tjerash ka ardhur si propozim Dimali”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.
Peci foli edhe në lidhje me atë se do të japë dorëheqje Dimal Basha për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.
“Kryetari i Kuvendit e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve, nuk mundet me ushtru nënkryetari, për shkak se heqja dorë, teorikisht dhe praktikisht dhe në bazë të praktikës të pozicionit të kryetarit të Kuvendit, shtron nevojën e zgjedhjes së një kryetari të ri”, u shpreh tutje ai.
Të tjera
Breuer shpjegon bllokimin e GPS pas su*lmit ndaj avionit të BE-së
Sulmi brutal i burrit të Haxhiut ndaj gjykatësit, reagon Supremja: Gjuhë e papranueshme, e dënojmë ashpër
“I padijshëm, çfarë juriste je ti”, përplasje mes Zana Avdiut e Dibran Hoxhës për nenet e Kushtetutës