Duke kritikuar komunikimin indirekt, Nielsen tha se dialogu nuk duhet të zhvillohet nëpërmjet mediave. “Mjaft më me komunikimin që zhvillohet nëpërmjet mediave dhe kanaleve të ndryshme të tërthorta. Kjo nuk është respektuese”, tha ai.
Duke bërë thirrje për unitet, Nielsen bëri apel për bashkim brenda Grenlandës dhe me vendet aleate.
“Duhet të tregojmë se qëndrojmë së bashku në shoqëri. Vendet me të cilat jemi aleatë, duhet gjithashtu të tregojmë unitetin tonë”, tha ai, duke shtuar se qeveria e Grenlandës ka bërë “gjithçka që mund të bëjmë”.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të marrë kontrollin e Grenlandës, një territor me vetëqeverisje brenda Danimarkës, dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake.
Një ditë pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë që çoi në kapjen e presidentit Nicolas Maduro, Trump të dielën rifilloi thirrjet për një marrjen e kontrollit të Grenlandës për shkak të interesave të sigurisë të ShBA-së.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje Trump të “ndalojë kërcënimet”.
Disa vende evropiane, si dhe BE-ja, kanë shprehur mbështetje të fortë për Danimarkën dhe Grenlandën, duke refuzuar çdo sugjerim se e ardhmja e ishullit mund të vendoset nga fuqitë e jashtme dhe duke theksuar respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial.



Të tjera
Chelsea gati ofertën për mbrojtësin e Bayernit
Si ta njohim dhe shmangim një person negativ
KEK hap përkohësisht rrugën Vodicë-Dardhishtë për qarkullim, për shkak të përmbytjeve në Obiliq