Policia: Nuk ka të lënduar, dëmi i zjarrit në Prizren është i madh

Nuk ka të lënduar, dëmi i zjarrit në Prizren është i madh

Një zjarr i madh ka përfshirë disa lokale në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, zjarri ka shpërthyer në qendrën tregtare të njohur si “Te Shtrumfat”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Sonte me datën 19.12.2025, pas orës 23:00 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje.   Zjarri ka përfshirë disa lokale  të qendra tregtare e njohur si “Te shtrumfat”.  Deri më tani përveq dëmeve materiale nuk ka të raportuar persona të lënduar”, njoftoi zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv