Në minutën e 7-të të duelit Real Madri-Paçuka, gjyqtari Ramon Abati akordoi një karton të kuq direkt për 22-vjeçarin Raul Asencio pas një ndërhyrjeje ndaj Salomon Rondon, i cili ishte në pozicion të qartë për gol.
Ky përjashtim është tashmë zyrtarisht më i hershmi në historinë e garave ndërkontinentale të klubeve – në të gjitha formatet që nga viti 1960.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mateus Pereira i Al-Hilal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të gjatë ndeshjes për vendin e tretë në edicionin e vitit 2022.
Ky rast shënon gjithashtu herën e parë që nga janari i vitit 2021 që një lojtar i Real Madridit përjeton një përjashtim kaq të hershëm në një ndeshje. Atëherë, ishte Eder Militao ai që u ndëshkua me të kuq në minutën e 9-të kundër Levantes në La Liga.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”