Udhëheqësi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili vijën nga grupit parlamentar i LVV-së thotë se pa një marrëveshje politike nuk mund të dilet nga bllokada për konstituimin e Kuvendit.
Dehari ka çuar mesazhe dhe u ka kërkuar të gjitha subjekteve politike që t’i thërrasin arsyes.
“Vonesa për konstituimin e Kuvendit nuk është në rregull, por unë jam vetëm ndërtues teknik sepse ka nganjëherë keqkuptime se e ke në dorë dhe pse nuk po e drejton. Mua nuk më lejohet që t’ua imponoj as votimin e as mënyrën e vootimit, e as mos votimin. Është bërë pak tepër, qytetarët kanë të drejtë të shqetësohen. Nuk varët vetëm prej një subjekti, duhet që ti thërrasin arsyes te gjitha subjektet edhe të hapin rrugë. Nga kjo situatë mund të dilet nëse krerët e partive merren vesh mes vete ta zhbllokojnë sepse situata nuk është mirë të mbes e bllokuar, nëse ata e zhbllokojnë është mirë edhe për ne këtu që jemi në Kuvend, për qytetarët dhe për Kosovën në përgjithësi’’, tha Dehari.
Dehari nuk është pajtuar me kërkesat e subjekteve parlamentare për ndërrimin e kandidates Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.
Në mungesë të gjetjes së një zgjidhje politike midis partive parlamentare, udhëheqësi i seancës konstituive, Dehari, thotë se shpresat janë tek presidentja Vjosa Osmani, nga e cila pret që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për dalje nga bllokada.
‘’Nëse arrihet konsensusi zgjidhja është shumë e shpejtë sikurse po mbahen këto seanca, njësoj do të përfundonte edhe një seancë që do t’i jepte zgjidhje. Mirëpo nëse nuk ka marrëveshje politike të shohim edhe presidentja e ka të drejtën që ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Unë pres, ne presim të gjithë diçka të tillë nëse nuk arrihet një marrëveshje më herët. Do të uroja që të gjendet një zgjidhje që mos vij situata deri aty. Por, nëse nuk gjendet marrëveshje atëherë duhet që të gjitha mënyrat të provohen”, tha Dehari.
Dehari i është përgjigjur edhe kritikave të subjekteve politike dhe jo vetëm se ai ka tejkaluar rregulloren e Kuvendit gjatë mbajtjes së seancave.
‘’Rregullorja e Kuvendit i lejon të gjitha mënyra pastaj unë më 16 prill i dërgova një letër presidentes dhe ajo në përgjigjen e saj kërkoi që të gjejmë zgjidhje. Nëse rregulloja e lejon edhe votimin e fshehtë edhe të hapur atëherë pse të mos provohet. Me mënyrë të hapur kemi provuar gjashtë herë dhe nuk ka pasur sukses atëherë provova edhe mënyrën tjetër. Nuk po them se është krejt demokratike. Por, votimi i fshehtë është më demokratik sesa çdo votim tjetër sepse ndikimi aty nuk është i drejtpërdrejt, pse të mos provohet kjo mënyrë. Unë mendoj se këtu ka inate sepse edhe me verifikimin e mandateve patëm shumë problem, nuk u votua as verifikimi i mandateve, nuk u votua me mënyrë të hapur, tash nuk votohet as me mënyrë të fshehur. U ankuan nëpër media se çdo 48 po detyrohemi të vijmë kot në Kuvendit gjë që është shumë e vërtetë. Unë i ftova që të mbahet seanca një herë në javë edhe për këtë thanë se është shkelje e rregullores”, tha Dehari. /RTV21
Të tjera
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit
Luftën e UÇK-së e kam të shenjtë, distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere