Krydemokrati Sali Berisha deklaroi sot në protestën e opozitës së demokratët nuk do të largohen nga sheshi para Kryeministrisë derisa të largojnë nga detyra kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën si politikanin që ka vjedhur dhe përçmuar më shumë shqiptarët të gjithë historinë kombëtare.
“Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim atë që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën.
Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.
Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja.
Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta”,-deklaroi Berisha./CNA



Të tjera
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro
E marta me mot të vranët dhe intervale me diell, temperatura deri në -8°C
Sulmi ukrainas ndaj rezidencës presidenciale nuk do të mbetet pa përgjigje