Gjatë vitit 2019, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, pati qëndrime të palëkundura kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe, pavarësisht presionit të shtuar nga udhëheqësit ndërkombëtarë, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel.
E vetë Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosova, ka folur për prapaskenat e “përplasjes” me kryeministrin francez, Emmanuel Macron, për këtë çështje.
“Macroni është sjellë shumë kujdesshëm. Bile bile, që ka qenë interesant, pas krejt këtyre përvojave, ai është sjellë mirë sa i përket liberalizimit të vizave. Ma ka mundësuar me shku me ia taku ministrin e Brendshëm të Francës. Kemi kaluar korrekt, për pak kohë e kemi sqaruar gjendjen. Por po, ka pasur situata të rënda”.
“Macron ishte shumë insistues, nuk ma lëshojke dorën. Më kapi për dore, s’më lëshojke me dalë, thojke diçka duhesh me na dhënë, zbrite taksën. I thash ndonjëherë tjetër. Kam respekt për të”, u shpreh kreu i AAK-së.



Të tjera
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit
Personat që vuajnë nga tiroidja, urgjentisht të marrin këtë vitaminë
Arifi: AAK-ja ka qenë vetë Ramushi, s’do të jetë kurrë më njësoj