Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se nuk përjashtohet mundësia që të këtë vit, përveç zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme.
“Sot kemi ftesë nga presidentja Osmani që të takohemi në orën 14:00 të flasim për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Ne do të jemi të pranishëm në këtë takim.
Është e rëndësishme që partitë politike të dëgjohen të shihen propozimet e tyre për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Por nuk përjashtohet situata ku mund të mbahen të dyja bashkë.
Ne nuk jemi kundër si VV, nuk është ky qëndrimi ynë primar. Por në qoftë se mbahet peng dhe nuk konstituohet Kuvendi atëherë e vetmja zgjidhje tjetër janë zgjedhjet. Ndonëse ne e dimë që pa u konstituar Kuvendi nuk mund të shkohet në zgjedhje, por kjo mund të bëhet me një marrëveshje të re politike”, tha ajo.



Të tjera
Piskamat vijnë sepse gjilpëra e shtetit ua ka shpuar gishtat, Kurti kërkon mbi 50 për qind në zgjedhje
Intensitet i lartë i punimeve të rrugës Prizren-Tetovë, Durmishi publikon pamjet mahnitëse të rrugës që po çan Malet e Sharrit
Ndikimi i Serbisë, katër ditë para zgjedhjeve tërhiqet nga gara