Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, Kevin Großkreutz, i cili i dha fund karrierës profesionale në janar të vitit 2021, ka rekomanduar një futbollist të ri për klubin e tij të dikurshëm.
Në podcastin “Viertelstunde Fußball”, fituesi i Kupës së Botës 2014 foli me entuziazëm për sulmuesin e TSG Hoffenheim, me të cilin është edhe mik, dhe shprehu dëshirën që ai të transferohet te ish-klubi i tij.
“Do të ishte shumë bukur. Mendoj se është djalë i mirë dhe e di nga vjen.
Ai do të përshtatej shumë mirë te Dortmundi”, ka thënë Großkreutz.
“Eja tashmë. Shiko, nuk ka më mirë se kjo!”.
Aktualisht, Asllani është nën kontratë me TSG Hoffenheim deri në vitin 2029.
Megjithatë, sulmuesi 1.91 metra i gjatë ka një klauzolë lirimi që hyn në fuqi verën e ardhshme.
Sipas informacioneve të mediumit gjerman “Bild”, Asllani ndodhet në listën e Borussia Dortmundit, megjithatë klubi gjerman ende nuk ka vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin.



Të tjera
Lëndohet një i mitur nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj
Asllani dhe Vuskovic dy objektivat kryesorë të Barçës, por katalunasit s’duan të nguten
Soda e bukës zhduk aknet