Replikat e forta me LVV-në, vjen reagimi i ashpër ndaj Ramës: Kosova s’është skenë shfaqjesh për…!

“Nuk shkon, edhe me Viçiqin edhe me UÇK-në”- Publicisti shqiptaro-amerikan me kritika të forta ndaj Edi Ramës për protestën e sotme

Publicisti shqiptaro-amerikan dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Hafiz Shala, në një prononcim për gazetën “Bota Sot”, ka reaguar ndaj protestës së organizuar në Tiranë nën moton Në mbrojtje të UÇK-së”, duke theksuar se ky aktivitet.

Sipas tij, nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, por është i orientuar kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shala ka analizuar rolin e kryeministrit Edi Rama dhe të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke i akuzuar se, në vend se të mbrojnë interesat kombëtare, po veprojnë në përputhje me qëllimet politike të Beogradit.

Ai e konsideron qëndrimin e Ramës ndaj çështjes së Kosovës si “të butë” dhe “të pajtueshëm me politikat serbe”, ndërsa kritikon ashpër refuzimin e Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Image

Hafiz Shala

“Edvin Kristaq Rama – në shërbim të Serbisë, jo në mbrojtje të UÇK-së

Edvin Kristaq Rama, duke qenë në shërbim të Serbisë e jo në mbrojtje të UÇK-së, bashkë me Ali Ahmetin e sponsorizuan këtë tubim (gjoja në mbrojtje të UÇK-së), në të vërtetë kundër Albin Kurtit.

Parlamenti Shqiptar, dje me shumicë socialiste, nuk e votoi një Rezolutë për gjenocidin serb në Dardani (Kosovë), siç u tha nga demokratët, për gjysmën e kombit”, ka thënë ai.

Michael Martens: “Edi Rama mund të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikolla Pashiqit”

Ai theksuar se gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung (2001), njohës i mirë i Ballkanit dhe sidomos i zhvillimeve gjatë periudhës së luftës së Dardanisë, ka thënë një të vërtetë me të cilën unë pajtohem tërësisht.

“Sipas këtij gazetari, i cili niset nga rasti i Banjskës, ka komentuar deklaratat e Ramës lidhur me qasjen e kryeministrit shqiptar në raport me zhvillimet në veri të Dardanisë pas sulmit terrorist – si të buta – dhe deklaratat e Vuçiqit që pretendon se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në veri të Dardanisë, si të paqëndrueshme, të pabesueshme dhe të papranueshme.

Po të “zgjohej nga varri” një luftëtar i vërtetë i UÇK-së, hero apo martir, dhe ta shihte se kush po i prin kësaj mase dhe cilët “liderë gjithëkombëtarë”, Edi Rama dhe Ali Ahmeti, po e “nderojnë” këtë protestë në Tiranë, do të kthehej menjëherë në varr nga pamundësia për ta përjetuar këtë degradim e poshtërim të luftës çlirimtare ndaj Serbisë gjenocidale, e cila e mbuloi tokën e Dardanisë me varreza masive. Edvin Kristaq Rama nuk e pati guximin t’i vizitojë asnjëherë ato pa pëlqimin e Vuçiqit, pasi është i shantazhuar nga marrëveshje të fshehta me rrezik të lartë kundër Republikës së Dardanisë.

I gjori është në panik, sepse nuk ka kthim pas. Po të zbuloheshin ato marrëveshje, gjithçka do të dilte në dritë vetëm me ardhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë – kjo edhe është arsyeja e angazhimit frontal të serbo-shqipfolësve të dirigjuar e orientuar nga tandemi vëllazëror Rama–Vuçiq”, është shprehur ai.

Në këtë klan mafioz antikombëtar, Shala ka thënë se janë përfshirë edhe opozita dhe krahu i luftës, të cilët ose duhet t’i nënshtrohen udhëheqësit të “Kolonës së Pestë”, ose do ta përjetojnë të njëjtin fat.

“Sjelljet nënçmuese të Ramës ndaj Albin Kurtit në takimin e Dubrovnikut – në praninë e personaliteteve amerikane dhe evropiane – treguan fytyrën e tij të vërtetë. Ai, në vend që të ngrihej për ta përshëndetur si njeri normal (besoj se ka qenë nën efekt droge), jepte shenja me dorë që Kurti të largohej, sepse e ndjente veten “nikoqir”, pasi takimi organizohej nga miqtë e tij për të cilët punon edhe sot.