Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit, Korab Mushkolaj, e cila ishte paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Vendimi i Supremes vjen pas ankesës së parashtruar ndaj vendimit të PZAP-së, i cili kishte refuzuar certifikimin e kandidaturës së Mushkolajt për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Sipas aktgjykimit të publikuar nga Gjykata Supreme, kërkesa e Mushkolajt u refuzua si e pabazuar, me arsyetimin se ai mban ende një pozitë të ndaluar për kandidim.

Mushkolaj sipas dokumenteve zyrtare është ende i emëruar në pozitën Zyrtar i Lartë për Politikë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pozitë e cila hyn në kategorinë e ndalimeve për certifikim për shkak të shërbimit aktiv civil.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte konstatuar se ai nuk kishte paraqitur dëshmi për përfundimin e marrëdhënies së punës, ndërsa më 21 gusht 2025 KQZ kishte vendosur për moscertifikimin e kandidaturës së tij.
Vendimi u mbështet nga PZAP më 23 gusht dhe tashmë është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme.




Të tjera
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”