Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në platformën e KQZ-së për rezultate kanë filluar të prezantohen rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit.
Krahas kolonave të deritashme asaj me rezultatet për pjesëmarrje në zgjedhje dhe rezultatet preliminare, është shtuar edhe ajo e rezultateve nga Qendrat Komunale të Numërimit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se aty përfshihen rezultatet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
“Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në QKN, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë Elezi.



Të tjera
Leximi ndihmon në shëndet më të mirë dhe në jetëgjatësi
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës