Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po vazhdon të intensifikohet, ndërsa bilanci i viktimave po rritet në mënyrë alarmante. Sipas zyrtarëve iranianë, numri i të vdekurve nga sulmet amerikane dhe izraelite ka tejkaluar 1,450, ndërsa mbi 17,000 persona raportohen të plagosur, transmeton Kosova Post.
Lufta, e cila nisi më 28 shkurt me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit, ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi. Në përgjigje, Irani ka ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik dhe objektivave në Izrael.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave në Iran ka kaluar mbi 1,408, duke e bërë këtë një nga përplasjet më të përgjakshme në rajon kohët e fundit. Autoritetet iraniane theksojnë se shumica e viktimave janë pasojë e drejtpërdrejtë e sulmeve ajrore.
Ndërkohë, raportohet se në këto sulme janë vrarë edhe figura të larta shtetërore, përfshirë udhëheqësin iranian Ajatollah Ali Khamenei, si dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm.
Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe rifillimin e dialogut diplomatik.



Të tjera
Këto janë pijet ideale për të humbur peshë
Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit
Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit