Një numër nxënësish të shkollës “7 shtatori” në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se janë helmuar mëngjesin e së hënës.
Sipas policisë, ata dyshohet se u helmuan në një lokal pranë shkollës së lartpërmendur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se Drejtoria e Shkollës u njoftua rreth orës 10 të mëngjesit se nxënësit kishin shqetësime shëndetësore.
“Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, tha Gashi



Të tjera
Kjo është pija që djeg kaloritë
Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë