Obiliq – Halil Thaçi në krye të detyrës, del në terren për inspektim të punimeve në rrugën “Hasan Prishtina”

Obiliq – Halil Thaçi në krye të detyrës, del në terren për inspektim të punimeve në rrugën “Hasan Prishtina”

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi dhe drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Naim Shalaku, kanë inspektuar nga afër punimet e realizuara në rrugën “Hasan Prishtina”.

Gjatë inspektimit, kryetari Thaçi ka adresuar vërejtje ndaj operatorit ekonomik përgjegjës për zbatimin e projektit, veçanërisht lidhur me cilësinë e punimeve në rrugë dhe në shtigjet e biçikletave.

Ai ka kërkuar përmirësimin e menjëhershëm të punimeve dhe respektimin e plotë të standardeve teknike të parapara me kontratë.

Thaçi theksoi se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore, me qëllim që investimet publike të realizohen në mënyrë cilësore dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Komuna mbetet e përkushtuar që projektet infrastrukturore të zbatohen në përputhje me standardet profesionale dhe nevojat e komunitetit.