Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se toger Qëndrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.
Sipas njoftimit, Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekoruar student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”.
Ky çmim ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit, transmeton Klankosova.tv.
“Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar”.
“Ky kurs është një nga programet themelore të trajnimit për oficerët e këmbësorisë, i cili përfshin përgatitje të avancuar në fushat si: Taktikat e operacioneve tokësore në nivel togu dhe kompanie, Lidership ushtarak dhe vendimmarrje në kushte stresuese, Trajnim fizik intensiv, Menaxhimi i burimeve dhe logjistikës në fushë, Teknikat e komunikimit dhe komandimit në operacione të përbashkëta dhe ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim