Drejtori gjeneral i Partizanit Olsi Rama që ishte në Beograd para 11 viteve më në fund ka thyer heshtjen, duke e treguar tërë ngjarjen si kishte ndodhur.
Ai në një intervistë për “Top Channel”, ka treguar ‘kacafytjet’ që kishin me tifozët serbë që ofendonin në gjuhën shqipe, si dhe si policia serbe dyshonte se ai e kishte telekomandën e dronit.
“Është pak si film kur e kujton në retrospektiv, dy ditë të çuditshme të jetës, sepse vajtja ime në Beograd ishte një dëshire duke qenë se në atë ndeshje nuk kishte tifozë dhe nuk lejoheshin sepse mbase po të lejoheshin normalisht mbase nuk do ta kisha kaq të madhe këtë shtytjen për të vajtur.
“Sepse mbaj mend në atë kohë kur flisnim me miqtë dhe i thonim a do vinim, na thonin “ça duam ne atje do të jetë luftë”, unë nuk e kisha këtë perspektiven e idesë së luftës pavarësisht se e kisha idenë që mund të shkonte situata deri në një lloj situate konfliktuale, por jo aq ekstreme”.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte më tepër situata përpara ndeshjes, pasi nuk kisha parë në asnjë stadium që kam qenë edhe në derbit e famshëm të Tiranës, të Milanos, të Athinës nuk kam parë një situatë aq antagoniste, një stadium të tërë që të ishte aq shumë i acaruar emocionalisht. Kur shkon në një ndeshje të tillë ka një pjesë të ultrasve kanë një axhendë të tyren, një pjesë tjetër që shikojnë madje kur ultrasit e teprojnë janë atë më neutralët që çohen të thonë “po boll se kemi ardhur të shohim ndeshjen”. Në Beograd kjo nuk ekzistonte ishte një stadium i tërë që kishte një ngarkesë energjie emocionale të karikuar në mënyrë antagoniste mund të them”.
Olsi Rama
“Skuadrat ishin të rreshtuara përballë nesh dhe në një moment tek himni shqiptarë u çova për të kënduar në shenjë mbështetjeje për ekipin, unë kam qenë sportist kam luajtur me kombëtaren dhe asnjëherë nuk kam kënduar himnin, sepse them që s’di të këndoj, ndërkohë që thirrjet ishin aq të zhurmshme sa që nuk dëgjohej asgjë edhe pse i kishim afër. Kur erdhi radha himnit të tyre u ula në shenjë proteste dhe kur u ula ndjeva që kisha një kontraktim nga krahu i majtë, domethënë e gjithë ajo atmosferë më kishte kontraktuar e ndikuar sepse ishte diçka e pa jetuar më parë.
“Atë moment u kthyen tifozët nga ne pasi ra stadiumi qetësi, aty pati një moment tensioni pasi një person nga poshtë na shau dhe shqip dhe ne sigurisht nuk mund të lejojmë që të na shajnë, sidomos nga familja dhe reaguam brenda normales. Por i gjithë stadium ishte kthyer nga ne përpara së te futej droni dhe aty ndërhyri policia që na nxori nga tribuna në korridor dhe unë dronin e pashë nga dera e hapur së lozhës, sepse isha në korridor dhe u futa më pas në dritare, se kisha një aparat që fotografoja dhe filmoja, dhe ai ishte molla e sherrit sepse menduan që “ky kishte telekomandën e dronit”.




Të tjera
Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kupës së Botës
Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër
Birra e rritë numrin e spermatozoideve