Që nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK), njofton se në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të Malit të Zi, është duke zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.Sipas informatave fillestare nga terreni, “një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta, duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit”, thuhet në njoftim.
Kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, janë duke e vështirësuar realizimin e operacionit, vijon njoftimi.
“Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar”, thuhet në njoftim



Të tjera
Cilat janë ushqimet më të mira për t’u konsumuar gjatë Ramazanit?
Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë
Kjo është vitamina për uljen e rrezikut ndaj Coronavirusit