Dy të vd*ekur në ak*sidentin në Astrazup të Malishevës

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Arr*estohen pesë persona, sekuestrohen ar*më, fi*shekë e telefona

Gjatë ditës së sotme është realizuar një operacion në Shtime, Lipjan e Drenas, i cili ka përfunduar me pesë persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje, përcjell KosovaPost.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës theksohet se, operacioni është zhvilluar pas dyshimeve për përfshirjen e të dyshuarve në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Po ashtu, aty bëhet e ditur se gjatë operacioni janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme.

Më tej, nga Policia bëhet e ditur se janë sekuestruar një AK-47, pushkë e gjatë me dylbi, pushkë e gjuetisë, revole, 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm, fishekë me gaz, pushkë ajrore, e telefona.