Lista Serbe, ashtu si e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, e ka quajtur “hakmarrje politike” operacionin policor në veri të vendit, ku u ndaluan e më pas u liruan shtatë serbë. Operacioni, siç njoftoi pak më parë Prokuroria dhe Policia nëpërmjet një komunikate të përbashkët, u zhvillua në Zubin Potok dhe Zveçan në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e një zyrtari të EULEX-it në vitin 2013.
Sipas partisë më të madhe serbe në Kosovë, operacioni erdhi pas fitores së serbëve në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi në Kosovë, më 12 tetor.
Lista Serbe e quajti operacionin “terrorizëm të organizuar” ndaj serbëve, ndërsa tha se pjesëtarë të njësive të Policisë së Kosovës ishin të pajisur “me armatim lufte” dhe se “kanë thyer dyer dhe kanë shkaktuar frikë e panik te qytetarët”.
“Bëhet fjalë për demonstrim të pastër force dhe përpjekje për frikësimin e popullit tonë”, tha Lista Serbe në reagim.
Të tjera
Yjet e skenës, pa fat në politikë – aktorët humbin garën për Prishtinën
“Turpi historik” – Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për genocidin serb për t’u pëlqyer Vuçiçit
10 zakone të pasjellshme që i bëni shpesh