Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona në planin operativ “Patenta”, të cilët dyshohen se në forma të ndryshme kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për t’u pajisur me patentë shoferë të kategorive të ndryshme.
Bëhet e ditur se policia në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë ka kontrolluar 10 lokacione si shtëpi private, zyrat rajonale të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – koordinatorë/ekzaminerë dhe bizneseve të auto shkollave.
“Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim: një AK47, dy revole, 224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane), 17 telefona mobil, 3 PC, 2 USB”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton KosovaPost.
Të arrestuarit, sipas policisë, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Pranimi i ryshfetit në sektorin privat’, ‘Ushtrim ndikimi’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Të tjera
Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht
Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen
Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-s