5 -vjeçari nga Lipjani i cili ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij ka përfunduar me sukses operacionin në shputa ku edhe kishte lëndime.
“Sipas njoftimit të ShSKUK-së operacioni është kryer nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike. Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile.Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, thuhet në njoftim.
ShSKUK ka thënë se për momentin nuk mund të jap më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit dy prindërve të 5-vjeçarit



Të tjera
5 vetitë e një femre të fortë
Abramovich nuk i jep miliardat e Chelseat për Ukrainën, rrezikon t’i humbë ato
Zelensky: Trumpi nuk do që ta ‘irritojë’ Putinin!