Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar lidhur me debatet për procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke akuzuar opozitën për mungesë vullneti për të marrë pjesë në seancë dhe për të mbështetur cilindo kandidat, përcjell KosovaPost.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, ajo ka thënë se Vetëvendosje nuk është tërhequr asnjëherë nga përgjegjësitë politike dhe ka vepruar gjithmonë në përputhje me rrethanat, qoftë përmes protestave, krijimit të fronteve opozitare apo pjesëmarrjes në qeverisje.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk bën kurrë lojra me çështjet politike. Në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim.Sidoqë duket tani situata apo rreshtimi i aktorëve politikë, ajo çfarë është e sigurtë si drita e diellit është se ne nuk kemi ikur asnjëherë nga detyrat. Kur është dashur me protestu e kemi bërë. Kur është dashur front opozitar e kemi bërë jo njëherë por dy. Kur është dashur koalicion qeveritar e kemi bërë. Kur është dashur front i gjerë qytetar dhe qeverisje e mirë e kemi krijuar. Kur është dashur respektim i votës dhe vullnetit qytetar e kemi nxjerrë në plan të parë”, ka shkruar Mihali.
Reagimi i Mihallit:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Metodat efektive për dobësimin e fytyrës
Deputeti Rrustemi i reagon këshilltares së Osmanit
Opozita po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve duke bllokuar procesin për Presidentin