Drafti franko-gjerman u harrua nga negociatorët sepse Vuçiçi nuk e nënshkroi

Opozita po mban gjallë Listën Serbe në Kosovë

Profesori Elvis Hoxha ka reaguar pas komenteve të një zyrtari të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat erdhën në 2-vjetorin e sulmit terrorist të Banjskës, përcjell Kosova Post.

Ai thekson se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka një qëllim të qartë: të çlirojë serbët e Kosovës prej sundimit të grupit ushtarak dhe mafioz të Radoiçiçit, i cili për vite ka mbajtur peng komunitetin serb për interesa kriminale dhe politike të Beogradit.

Sipas tij, opozita e Kosovës, përmes qëndrimeve dhe veprimeve të saj, po përpiqet ta mbajë gjallë Listën Serbe brenda jetës politike të Kosovës, duke i shërbyer kështu strategjisë së Serbisë për destabilizim dhe kontroll të veriut të vendit.

Ja postimi i tij i plotë:

Komentet e zyrtarit të lartë të DASH vijnë në 2 vjetorin e sulmit terrorist të Banjskës.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vetëm një qëllim: të çlirojë serbët e Kosovës prej sundimit të grupit ushtarak dhe mafioz të Radojçiçit.

Opozita e Kosovës po përpiqet ta mbajë gjallë Listën e Serbisë brenda Kosovës.