Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se partitë opozitare nuk dëshirojnë të bëhen bashkë me pozitën në qeverisje anise u kanë ofruar bashkëpunim.
Pacolli, e ftuar në “FIVE” në TV Dukagjin, u shpreh se kërkesat e opozitës për qeverisje është ndarja e terminaleve dhe pasurive shtetërore për çka u shpreh se Vetëvendosje nuk e pranon këtë.
“Vetëvendosje ka provuar që të bëjë marrëveshje me të gjithë, ne i kemi mbajt takime me opozitarët, ne nuk kemi qenë ata që nuk duam bashkëpunim, cili është bashkëpunimi me ju ofru terminale e pasuri pasi këto janë kërkesat e tyre. Marrëveshje politike është kur ulesh e diskuton sa ministri i merr por ne e dim që në të kaluarën këto parti që kanë refuzuar të bëjnë marrëveshje me VV-në. Ka pak kohë kur janë shpërndarë terminale që partitë të votojnë qeverinë. Këto kërkojnë përfitime direkte – nuk është paragjykim ky por është praktikë e këtyre partive. Në bazë të praktikave që i kanë si parti politike atëherë vendimet merren në bazë të përfitimeve të tyre”, u shpreh Pacolli.
“I kemi ofru bashkëpunim edhe NISMA-s edhe LDK-së për dikastere por jo për pasuri të shtetit – ende kemi këso logjike në këto parti politike dhe Vetëvendosje nuk dëshiron të bëjë këtë. Vetëvendosje kërkon që bashkëpunimi të behet në mënyrë të hapura për ndarjen e ministrive, por jo ndarje të aseteve shtetërore – kështu po kërkojnë dhe këtë nuk e bëjmë ne”, tha Pacolli.
Pacolli, mes tjerash, ka folur edhe se a do të jetë sërish Kurti mandatar për kryeministër, por siç tha ajo për këtë do të vendos Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Këshilli i VV-së do të vendos për nominimin e Kurtit për herë të dytë si mandatar dhe për këtë duhet të presim mbledhjen e Këshillit që të dimë se a do të ketë emër tjetër a po të mandatohet sërish Kurti”, tha ajo.



Të tjera
Mënyra se si përqafoni thotë shumë për personalitetin tuaj
Ushqimi pas skadimit të afatit
Lirim Gashi zbulon të dhëna të papritura për Richard Grenell dhe aktivitetin e tij në Kosovë