Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”.
Ai përmendi rekomandimin e ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për heqjen e tyre dhe tha se diskutimet brenda Këshillit Europian vazhdojnë.
“Kam frikë se nuk mund t’i jap një përgjigje përfundimtare kësaj pyetjeje. Siç e dini, ish-Përfaqësuesi i Lartë i rekomandoi Këshillit në qershor 2024 heqjen e masave. Më pas, në dhjetor 2024, Këshilli në konkluzionet e tij për zgjerimin deklaroi se BE-ja gradualisht do t’i heqë masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri. Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë dhe vendimi nëse masat do të hiqen përfundimisht i takon 27 vendeve anëtare të BE-së, pasi një vendim i tillë kërkon konsensus”, tha ai për Kosovo Online.
Orav tha se Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dëshiron që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.



Të tjera
Kortizoli ose hormoni i stresit, kur rritet dhe lidhja me ushqimet
Jake Paul suspendohet nga boksi menjëherë, pas humbjes me nokaut nga Anthony Joshua
Pep Guardiola thotë se City duhet të “përgatitet” për pasardhësin e tij