Bologna ka mposhtur Interin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Serie A, duke e bërë luftën për titull tërësisht të barabartë.
Interi e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Carlos Aguston, por ky i fundit nuk ishte i saktë.
Të njëjtë kërkesë e kishin edhe Bologna në minutën e 50-të, por që gjyqtari i takimit nuk reagoi.
Interi ka mundur të marr tri pikë, pasi kishte dy super raste brenda pak sekondash, me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi, por njëri qëlloi shtyllën, ndërsa tjetri nga afër nuk arriti të shënojë, pasi gjuajtja e tij u bllokua.
Kur pritej që skuadrat të ndanin pikët, në skenë doli Riccardo Orsolini, që me një gjuajtje akrobatike vendosi takimin.
Interi pas humbjes ka 71 pikë, aq sa Napoli. Bologna në anën tjetër është e katërta me 60 pikë.
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni