Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka vlerësuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Në një deklaratë publike, McGurk ka përgëzuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për menaxhimin e suksesshëm të procesit zgjedhor të tetorit dhe nëntorit.
“Ndërsa mbyllen qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, unë përgëzoj kryetarin Kreshnik Radoniqi, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u përfshinë në menaxhimin dhe organizimin e procesit zgjedhor,” ka deklaruar McGurk.
Ai ka theksuar se përkushtimi dhe profesionalizmi i institucioneve zgjedhore kanë forcuar demokracinë në vend.
“Profesionalizmi dhe përkushtimi juaj kanë forcuar proceset demokratike në Kosovë. Urime të gjithë kryetarëve të rinj dhe të rizgjedhur — puna juaj me dhe për komunitetet tuaja fillon nesër. Me padurim pres t’ju takoj së shpejti”, tha McGruk.
The post OSBE lavdëron zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë: U menaxhuan me profesionalizëm e përkushtim appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Si ta dini se lidhjes duhet t’i jepni fund?
Albin Kurti shkon në Mitrovicën e Jugut për fitoren e Faton Pecit
Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, PS-ja kryeson në 4 bashki