Ajo tha se LVV ka propozuar Glauk Konjufcën për kryeministër dhe se në afatin e përcaktuar ligjor do të thirret seanca e Kuvendit.
“Tani kemi dy rrugë përpara. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë disa kompromise deri tani, kemi propozuar zotin Konjufca. Në afatin e përcaktuar ligjor ne do të thërrasim seancën, zoti Konjufca do të propozojë kabinetin qeverisës. Kabineti do të jetë i njëjti, me ndryshimin që Kurti e Konjufca do të ndërrojnë pozicionet, me ndryshim që Konjufca do të propozohet kandidat për kryeministër, ndërkohë që kryetari i Lëvizjes Kurti do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme,” tha Nagavci.
Ajo theksoi se ekziston mundësia për të shmangur dy palë zgjedhje, duke u votuar Qeveria Konjufca deri në mbajtjen e zgjedhjeve, pasi sipas saj është e pamundur që me numrat aktualë të zgjidhet presidentja.
“Nëse nuk ka vullnet të partive PDK, LDK, AAK e të tjera, ashtu siç janë në bllok sepse janë bashkë në këto vota në anën tjetër të Lëvizjes, atëherë natyrisht se duhet të shkojmë edhe një herë në zgjedhje. Secili prej nesh para qytetarëve do të mbajë përgjegjësi për veprimet ose mosveprimet tona. Përderisa ne si Lëvizje tregojmë të gjitha kompromiset tona, LDK-ja e PDK-ja e të tjerë duhet të tregojnë pse po e dërgojnë vendin edhe në një palë zgjedhje,” përfundoi Nagavci.



Të tjera
Tri lëngje “magjike” për gjumë të rehatshëm
Kur duhet të shkoni te gjinekologu?
Ose e votojmë qeverinë Konjufca ose i mbajmë dy palë zgjedhje