Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues prej 15 ditësh, brenda të cilit mandatari për kryeministër, Albin Kurti, duhet të paraqesë për miratim përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet e përkushtuar për formimin e qeverisë, por është po ashtu e gatshme të shkojë në zgjedhje në rast se kjo nuk ndodh.
Sipas tij, Vetëvendosje tashmë ka shumicën e votave nga deputetët e komuniteteve që përkrahin kryeministrin Kurti, çka e bën këtë subjekt politik alternativën e vetme për formimin e qeverisë.
“Mirëpo në kuptimin e asaj që nuk ka konstelacion tjetër, pra të përbërjes së qeverisë. Pos të LVV e cika e ka shumicën të pjesës së deputetëve që i përfaqësojnë minoritetet, që janë së bashku me kryeministrin Kurti. Dhe në këtë kuptim LVV-ja është e gatshme për zgjedhje qoftë menjëherë. Mirëpo synojmë që ta bëjmë qeverinë…”, ka thënë Rexhaj.



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark