Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke u treguar i rezervuar për emrin e mundshëm, qoftë Vjosa Osmani apo dikush nga familja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Po e besoj që e dëgjuat kryeministrin, i cili e përmendi që momentin që i kemi të trajtuara këto tre çështje të para prioritare, konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë, votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, kryeministri do të fillojë diskutimet me subjektet e tjera në mënyrë që të tejkalohet edhe sfida e radhës që na pret, e që është çështja e zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, ka nënvizuar Murati.