Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që u mbajt në Dubrovnik.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës.
“Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!
Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, shkruan ajo.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i thoni në punë
Si ta ulni temperaturën pa përdorur ilaçe
Kaq ujë duhet të pini nëse dëshironi të dobësoheni