Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës është duke i vazhduar tashmë për të tretën ditë me radhë.
Ajo sot në Presidencë e priti edhe kryetarin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifin.
Pos tij gjatë ditës u takua edhe me deputetin nga komuniteti egjiptian Veton Berisha.
Osmani dje mbajti takime konsultative me liderët e partive: Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe Koalicionit VAKAT.
Poashtu, ajo i priti edhe liderët e partive më të mëdha në vend, krejt këto për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
Sot kuptohet çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
Demokratët amerikanë kërkojnë kufizim të prodhimit kinez
27 vjet nga Beteja e Kaqandollit