Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot, pëcjell KosovaPost.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në takim gjithashtu është folur edhe për marrjen e detyrës së kryetarëve të zgjedhur të komunave të Kosovës, përfshirë komunave në veri të vendit, proces ky që u realizua sot.
Presidentja Osmani edhe në këtë takim ka përsëritur kërkesën për heqjen e masave të BE-së, të cilat sipa Osmanit padrejtësisht e pa asnjë arsye janë ende në fuqi dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
“Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Francës. Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, përfundon njofitmi



Të tjera
Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër
Birra e rritë numrin e spermatozoideve
Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA