Presidentja Vjosa Osmani me një ceremoni që po mbahet në Prishtinë, është duke dekoruar dhjetëra personalitete me urdhra presidencial për kontributin e tyre gjatë periudhës së luftës dhe pas luftës.
Osmani është duke dhënë dekorata post mortem si dhe për personalitete të cilat ende vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë.
“Dekoratat që po ndahen janë përveçse mirënjohje, edhe dëshmi e sakrificës dhe guximit, e popullit tonë i cili nuk u përkul, nuk u dorëzua dhe nuk hoqi dorë nga liria asnjëherë; dëshmi e mundit, djersës dhe angazhimit të gjeneratave të tëra që dhanë gjithçka për shtetin tonë të dashur. Nderimi ynë do të fillojë me heronjtë e UÇK-së, ata që bënë sakrificën më të lartë, duke dhënë jetën për liri. Ata luftuan për dinjitetin tonë dhe të drejtën për të jetuar të lirë”, tha ajo.
Presidentja theksoi se dekoroi mjekët doajenë që shpëtuan jetë, siç e quajti ajo, në kohë ç’njerëzore; për gratë që qenë shtyllë e rezistencës dhe thyen barriera; për gazetarë e fotoreporterë që dokumentuan të vërtetën; diasporën, intelektualët e një sërë figurash të tjera.



Të tjera
Flisni me adoleshentët në çdo kohë
Prokuroria Speciale thotë se Shkëlzen Gashi u intervistua nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill, shqyrtohen projektligje