Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar të martën 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, transmeton KosovaPost.
Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes, gjyqtarët e rinj u zotuan se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”.
Presidentja Osmani theksoi se “drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”.
Ajo shtoi se “gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë”.



Të tjera
Këto janë ushqimet e shëndetshme për zemër
ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta
Bimët mjekësore që largojnë ankthin dhe stresin