Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë për vitin 2025 – ndër ta edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Sipas formularit të dorëzuar nga Osmani, pasuria totale e saj dhe bashkëshortit tejkalon vlerën e një milion eurove.
- Banesë 67.00 m² – 59,760 €
- Garazh kolektiv 14.00 m² – 6,000 €
- Shtëpi në Australi 150.00 m² – 170,000 €
- Tokë 5.10 ari – 35,000 €
- Banim 244.00 m² – 208,000 €
- Banim në Australi 218.00 m² – 510,000 €
Si pasuri të luajtshme, Osmani ka deklaruar një veturë të përbashkët Mercedes-Benz, me vlerë 10,000 €.
Në pjesën e parave të gatshme, Osmani ka deklaruar 2,500 €.
Sipas deklarimit, pasuria e paluajtshme mbetet e pandryshuar – bashkëshortja e tij posedon një banesë në vlerë prej 400,000 €.
Bashkëshortja e tij ka deklaruar 15,000 € në një bankë në Norvegji, si dhe 500 € të tjera si kursime të vajzës së tyre.
Kurti vazhdon të paguajë qira prej vetëm 250 € në një nga lagjet më të përshtatshme të Prishtinës.
Të gjitha këto të dhëna janë bërë publike nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të transparencës për pasuritë e zyrtarëve shtetërorë.
Të tjera
7 gabimet fatale për tretjen
Po ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar
Çaj detox sa herë që keni ndjesinë e fryrjes së barkut